Te gjitha strukturat e shtetit në KËMBË/ Zbulohet paisja misterioze në ishullin e Sazanit






Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Abc Live” ka publikuar pamjet e pajisjes misterioze që është gjetur në jug të vendit ditët e fundit.

Hoxha tha se kjo pajisje është gjetur nga turistë të huaj në ishullin e Sazanit. “Bëri bujë lajmi se një pajisje e sofistikuar që ishte gjetur në ishullin e Sazanit, nisur edhe nga fakti se nuk ka banorë dhe se vizitohej nga turistët. Duke qenë se në këtë kohë ka pasur një lëvizje të madhe të anijeve të NAOT-s në Adriatik de jon tërhoqi vëmendjen se pajisja u gjet nga turistë në një zonë dominuese”.





Sipas Hoxhës dyshohet se kjo pajisje mund të përdoret për spiunazh apo aktivitet kriminal.

Lajmin për gjetjen e pajisjes u bë me dije nga Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço në Abc i cili tha se bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve. Karamuço shpjegoi se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të anijeve luf tarake janë të NATO-s.

Ka filluar që dje rikonjicioni i të gjithë zonës bregdetare. Nga gjiri i Vlorës deri poshtë në Sarandë. Janë një pjesë e anijeve të NATO-s një pjesë janë tonat.” tha Karamuço.





Dyshimet janë se ka edhe pajisje të tjera përveç asaj që është gjetur në Karaburun, ndaj ushtria ka nisur kontrollet nga ajri, toka dhe nga deti.

“Janë duke bërë rikonjicion nga deti nga ajri dhe nga toka për të gjetur pajisje të tjera. Dyshohet se ka të tjera. Është një pajisje fultifunskionale, përdoret për intereferencë të zërit, për përgjime, për bllokime të valëve ka shumë arsye.”

Gjetja e pajisjes së dyshimtë ka alarmuar edhe ushtrinë njdërsa 10 anije luftarake kanë patrulluar Karaburunin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *