Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpërthen kundër Rames / Ti anti-Shqiptarë le popullin te digjet dhe harxhon me kur….

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se udhëtimet e kryeministrit Rama me avion kushtojnë 150 mijë euro secili, ndërkohë që vendi nuk merr dot një avion “Canader” me qira për të fikur zjarret në Sazan.

Duke folur në një tryezë me biznesin e vogël dhe të mesëm, lideri i demokratëve u shpreh se së bashku me biznesin duhet të organizohet rezistenca ndaj qeverisë.

Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në Botë në proporcion me rrogën për naftën. A do ti themi ndal ne kësaj me të gjithë ata që kanë makina? Në Maqedoni ishte 185 lekë, në Shqipëri 250 lekë. Ne e meritojmë se heshtim. Nëse nuk heshtim, nuk mund të ndodhë të na e bëjnë këtë punë. Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion në dispozicion.

Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimum. Por një Canader nuk mund ta marrim ne në verë me qera, ta mbajmë për zjarret. Programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju për qeverinë e PD-së. ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist. i tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks”, u shpreh Berisha.

Sipas tij “Nuk dëgjon nga kjo qeveri një fjalë, një shprehje, mirënjohje apo miqësore ndaj jush. Rikujtoni 8 vite të fjalimeve të pafundme të kreut të qeverisë. problemi juaj madhor është problem i vendit, i shoqërisë shqiptare. Sot ne pas Bjellorusisë së Lukashenkos jemi vendi i vetëm në Europë me regjim monist. Sot si kurrë ndonjëherë, duke filluar nga portieri i ministrisë te ministri, nga portieri i gjykatës te krytari i gjykatës së lartë, Kushtetuese, SHISH, Komisioneri i të dhënave personale janë në duart e një partie. Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet kryekëput në uzurpimin total të pushteteve në një parti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.