Albert Nasto : Ja se si Rama dhe Oligarket e tij po bejne cdo gje te shkaterrojne biznesin e vogel duke…

Albert Nasto, kryetar i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, deklaroi në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike se kjo qeveri ka një plan ogurzi për të shkatërruar biznesin e vogël.

Ai tha se këto biznese janë në kufijtë e mbijetesës.“Rama ka ushtruar raprezelje ndaj biznesit. Qeveria bashkë me oligarkët kanë në plan për të shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm,” tha ai.

“Ishin 200 mijë biznese në kohën e Berishës dhe tani janë 108 mijë biznese. Bizneset janë mbyllur sepse qeveria shqiptare nuk i ka përkrahur,” tha ai. Nasto deklaroi se qeveria ka fryrë administratën, nga 88 mijë në mbi 200 mijë, ndërkohë që biznesit të vogël po ia marrin frymën me taksa.

“Shohim një plan ogurzi nga kjo qeveri,” tha ai duke akuzuar se biznesi ka marrë dy goditje të forta pas tërmetit dhe pandemisë, pasi qeveria jo vetëm që nuk i ndihmoi, por i shkatërroi më shumë. “Kjo qeveri ka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm. Plani i oligarkëve dhe monopoleve po shkatërron gjithçka,” theksoi Nasto. Në fund, ai bëri thirrje për protesta, duke shtuar se situata nuk mban më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *