Cfare po ndodh? Policia rrethon seline e PD pas votimit… Frike per trazira

Forca te shumta policie kane rrethuar ne nje perimeter te gjere seline e Partise Demokratike ne Tirane. Vetem ne hyrjen e godines se Parlamentit qe eshte ngjitur me godinen e PD, ndodhen shtate furgona policie, ndersa prani e madhe efektivesh verehet ne te gjithe zonen perreth ketij objekti.

Prania e forcave te rendit rreth godines se PD-se eshte shtuar gjate minutave te fundit teksa pritet te perfundoje edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, ne te cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashes.

Me heret delegatet votuan shkarkimin e Sekretarit te Pergjithshem te PD-se, Gazmend Bardhi si edhe te tre nenkryetareve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj.

Duket se policia i trembet nje mbledhjeje te delegateve te ftuar nga Berisha ne godinen e PD pas rezultatit per shkarkimin e Bashes, deshire te cilen e kane shprehur mjaft prej tyre.

Gjate fjales se tij sot, Berisha beri nje pershkrim te rrugetimit te PD-se qe nga viti 1991 deri me sot duke iu rikthyer periudhave te veshtira sic ishte viti 1997 apo edhe me pas.

Ish-kryeministri kerkoi nga amerikanet qe te terhiqnin vendimin per te shpallur “non grata”, ndryshe ai do te detyrohej te vijonte luften per t’u rikthyer ne pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *