Zjarret/ Kreu i Emergjencave Civile tap-topi në intervistë: Zjarrin ta fiki populli se janë mësuar






Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile nuk di sa helikoptere ka Ministria e Mbrojtjes sepse nuk eshte pilot. Keshtu pretendoi ne intervisten e tij me te fundit. Çako tha pas dy ditesh mes zjarreve, situata eshte nen kontroll, madje dhe shtoi se nuk ka pasur as shper’thime mu nicionesh, edhe pse keto te fundit jane regjistruar nga mediat.

Kreu i emergjencave civile beri thirrje per rritje te kapaciteteve, sepse çeshtja nuk eshte vetem te nje helikopter apo te ndergjegjesimi i vete qytetareve, madje keta te fundit i ftoi dhe ne aksion per vullnetarizem. Sa i takon operimit nga ajri, ai tha se per momentin nuk eshte e nevojshme, ndersa shtoi se ministri Niko Peleshi po kerkonte ndihme nga homologu grek. Pra kemi nevoje per nderhyrje nga ajri apo jo?





INTERVISTA E PLOTE:

Gazetarja Jonida Shehu: Ku ndodheni ne keto momente?

Haki Çako: Jam ne levizje, kam bere inspektim nga toka dhe nga ajri ne ishullin e Sazanit.

Gazetarja Jonida Shehu: Sa forca ndodhen ne Sazan per te shuar flaket?

Haki Çako: Forcat Speciale qe po operojne sot ne Sazan jane te pajisur me gjithçka, motorsteka, pompa zhytese, etj. eshte vene ne kontroll perhapja e vatrave te zjarrit. Aktualisht i gjithe operacioni eshte perqenduar ne pjesen juglindore, ku bimesia eshte me e dendur. Po punohet per ta vene nen kontroll te plote





Gazetarja Jonida Shehu: eshte nen kontroll situata?

Haki Çako: Patjeter, eshte vene nen kontroll. Jane rifreskuar efektivet e FA-ve dhe gjithçka eshte nen kontroll. Ministri i Mbrotjes eshte ne nje takim me homologun grek, shpresojme te kete nderhyrje nga ajri.

Gazetarja Jonida Shehu: Pse nuk po nderhyhet nga ajri?

Haki Çako: Zjarri eshte fenomen natyror, duhet investim ne te gjtha drejtimet. Ne keto kushte vleresuam qe operacioni po vazhdon nga toka. Per momentin po operojme nga toka, kapacitetet nga ajri jane te kufizuara. Mjete nga ajri kemi por duhet te specifikojme se jane te limituara. Sigurisht qe kemi dhe jane te limitara. Njeri eshte ne remont dhe na duhet. Se ngreme dot kur ka plotesuar oret. Kemi veren para. Shume shpejt nje prej Cougar do te dale ne aksion.





Gazetarja Jonida Shehu: Sa mjete kemi? Kur do ngrihen?

Haki Çako:Mos me kerko oren se une nuk jam pilot tani. Kemi mjete…

Gazetarja Jonida Shehu: Ka pasur shpe rthime te mun icioneve.

Haki Çako: Ka pasur konstatime te mu nicioneve por nuk ka pasur shpe rthime. eshte shmangur zjarri ne zonen e repartit ushtarak. Ky rrezik eshte larguar deri me tani. eshte

Gazetarja Jonida Shehu: Sa eshte distanca e mu nicioneve u shtarake nga zjarri?

Haki Çako: eshte prere perimetri, por nuk jam ne gjendje qe t’i ve metrin.

Gazetarja Jonida Shehu: Si mund te ndihmojne qytetaret ne Sazan se eshte ishull?

Haki Çako: Mund te ndihmojne, do u krijohet mundesia po te duan te ndihmojne. Mund te bashkohen dhe ne mjetet e lundrimit





Gazetarja Jonida Shehu: Nuk e perballojne dot institucionet?

Haki Çako: Institucionet jane te popullit, te komunitetit. Kane psikologji nga e kaluara, mund te kene vuajtur nga vullnetarizmi, por tani ndihmon per mjedisin e gjithsecilit.

Ishulli i Sazanit eshte perfshire nga flaket mesditen e kaluar. Zjarri vijon te jete aktiv prej thuajse 24 oresh dhe deri me tani nuk ka asnje nderhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopteret qe Shqiperia ka ne dispozicion per raste te tilla jane ne servis qe nga muaji shkurt. Ne Sazan jane shenuar edhe shpe rthime te mun icioneve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.