Kryemadhi ndërhyn në përplasjen Met – Berisha/ Drejtohuni në Gjykatë për…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar mbi “debatin” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta për dekretin e lirimit nga detyrat ushtarake të Bajram Begajt, që pritet të fillojë mandatin e Preisdentit në 24 korrik.

Kryemadhi u shpreh se palët mund t’i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar më shumë këtë debat.“Për hir të së vërtetës, nuk jam juriste që të diskutoj dekretet e Presidentit. Mendoj që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetutese. Besoj do ta bënte më të qartë dhe më të kthjellët. Duke iu drejtuar asaj, do i jepte përgjigje debateve të Berishës me Presidencën” – tha Kryemadhi.

Përsa i përket zgjedhjes së Begajt në krye të shtetit, Kryemadhi vendosi në dyshim nëse ai do të arrijë të mbajë paanshmërinë përballë një qeveria të cilën kryetarja e LSI-së e konsideron autokratike. “Nuk kam gjë personale me zotin Begaj. Të qënurit President kërkon integritet, pavarësi mendimi dhe atdhedashuri.

Nuk e di nëse do jetë e mundshme për të, duke pasur parasuyush një qeveri autokratë dhe një kryeministër diktator. I gjithë procesi ishte jo konsensual, ishte përjashtues. Mund të ishte Presidenti, një gazetar, një analist politik që kishte një lloj pavarësie. Ajo që të bën përshtypje ishte verdikti i votës së mazhorancës, ndryshimet e 2008-ës, ja dhanë të drejtën mazhorancës” – tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.