Bajram Begaj nuk humbet kohë/ Ja veprimi i parë që bëri si President..

Një ditë pasi u votua në parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

Takimi i informal ka nisur rreth orës 10:00 dhe është bërë me kërkese të presidenti të sapozgjedhur Bajram Begaj. E përbashkëta mes tyre, është fakti se të dy vijnë nga një karrierë ushtarake. Në fokus të takimit ka qenë detyra e re e Begajt ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri. Deri në marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Begaj do të zhvillojë disa takime të tjera.

Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi dhe Rexhep Meidani. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marre edhe një votë nga opozita, ndrësa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.