Kujt ishte makina luksoze e presidentit te ri ,Begajt para Kryeministrisë ?

Bajram Begaj është zgjedhur sot President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota.





Gazetari Arsen Rusta, ka zbuluar disa detaje dhe mjeti me të cilin presidenti i ri ka shkuar në oborrin e Kryeministrisë, duke ngritur dyshime.

Sipas Rustës bëhet fjalë për një mjet luksos me targë AA — ML, që është privat, pronë e një firmë që lidhet me proceset e ndërtimit.





Teksa shtron edhe disa pyetje, Rusta kujton se pikërisht për këto detaje juridike Behxhet Paçolli u shkarkua nga posti i presidentit, ndërsa I uron Begajt të jetë një president ‘jo xhama zi’


“Presidenti i Ri!

z.Bajram Begaj

Fizikisht e kam pershendetur 4 javë më parë mos gaboj, teksa isha me drejtorin e përgjithshëm të policisë z.Nano, për një kafe.

Për çdo kënd fillimisht ka kontestime, deri diku natyra njerzore.

I pari ushtrisë dhe i pari shqipërisë. Nuk ndryshon shumë, nga pikpamja shtetrore, protokollare apo të qënit mbi palët.





z.Begaj presupozohet si ushtarak të jap jetën nëse do volitej për atdheun ose shqiptarët.

z.Begaj, si President kërkohet të jetë mbi palët.

Paç fat e suksese z.President. Shumë e njohin për njeri të mirë.

Ajo që unë kontestoj nuk është aspak z.Begaj. Si gazetar lexova me detaje sjellien e z.Begaj pasi ju publikua emri si kandidat.

Nga një shef shtabi me makinë ushtrie, me targë zyrtare MM — MM.

z.Begaj shkon në oborrin e kryeministrisë duke daluar nga bordi i një mjeti luksoz me targë AA — ML. Asgjë e keqe, por mjeti sështë i z.Begaj, mjeti është privat pronë e një firmë që lidhet me proceset e ndërtimit.

z.Begaj

A se kishe makinën e shefit të shtabit? Ju ishit ende në detyrë.

z.Begaj, kush ishte shoferi juaj teksa shkuat në oborrin e kryeministrisë?

Si u lejua ky mjet privat nga garda ti afrohet perimetrit të sigurisë së një objekti të veçantë?

Foto të marra nga pamjet e mediave e kolegëve.

Detajet juridike shkarkuan presidentit z.Behxhet Paçolli nga posti. Paç fat z.Begaj, por uroj të jesh një president jo xhama zi, jo në mjetë biznesmenësh.

Në të kundërt!!!”. shkrtuan Rusta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *