Ambasadori i Parë i SHBA në Shqipëri Rajerson: Ka ardhur koha për një ndryshim në Shqipëri






Ish-ambasadori i pare i SHBA ne Shqiperi pas renies se komunizmit, Uilliam Rajerson, thekson se ne Shqiperi ka ardhur koha per ndryshim, siç ka ndodhur ne vitin 1991, kur u rrezua perfundimisht komunizmi.

Me rastin e 30-vjetorit te vizites se Sekretarit Baker ne Tirane, ish-ambasadori amerikan thekson se ka reflektuar per zhvillimet ne Shqiperi gjate ketyre 31 viteve, duke u shprehur se “Koha ka ardhur perseri per ndryshim.





Ashtu si ishim me ndryshim-beresit e vitit 1991, une dhe miqte e tjere amerikane te Shqiperise jemi tani me kete brez ndryshim-beresish”.

Mesazhi i plote:

Ndersa po i afrohemi, kete muaj, nje tjeter pervjetori te vizites se Sekretarit Baker ne Tirane, kam reflektuar per zhvillimet ne Shqiperi gjate ketyre 31 viteve ne vijim. Ar’miqesia zyrtare ndaj SHBA-se aq e dukshme me pare, ishte fshire e zevendesuar me miqesine e riperterire mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, e cila vetem eshte forcuar nga viti ne vit.

Qe atehere, Shqiperia i eshte bashkuar NATO-s, ulet afer Shteteve te Bashkuara ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, dhe ka kryer punen e veshtire dhe te nevojshme per te hyre ne Bashkimin European.





Tani, pas 31 vitesh, eshte e qarte se nje brez i ri shqiptaresh eshte gati dhe i etur per te shkruar kapitullin e ri te historise se Shqiperise.

Me jep zemer qe keta te rinj e kuptojne se Washingtoni mbeshtet fuqimisht perparimin drejt promovimit te te drejtave por edhe te pergjegjesive qe priten nga vendet anetare te NATO-s dhe BE-se, forcimin e pushtetit te ligjit, dhe eliminimin e ko rr u p s io nit.

Koha ka ardhur perseri per ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-beresit e vitit 1991, une dhe miqte e tjere amerikane te Shqiperise jemi tani me kete brez ndryshim-beresish.





Ka ardhur koha qe brezi i vjeter t’ia hape rrugen nje brezi te ri udheheqesish per ta çliruar Shqiperine nga fant’azmat e t merrshme te te kaluares dhe per ta çuar vendin drejt te ardhmes.

U uroj atyre çdo sukses, ndersa udheheqin perpara vendin me te cilin rashe ne dashuri.

William E. Ryerson sherbeu si ambasadori i pare i Shteteve te Bashkuara te Amerikes (1991-1994), pas renies se komunizmit dhe rivendosjes se marredhenieve diplomatike ne mes te dy vendeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.