E fortë/ Fatmir Mediu: Alibeaj pjellë e Lulzim Bashës. Rama jua futi 4 herë. Ju pëlqen siç duket






Zgjedhja e Presidentit te Republikes dhe perp’lasjet politike mes paleve, ishte tema qe u diskutua ne emisionin e gazetarit Endri Xhafo.

Ne nje lidhje, kreu i PR-se, Fatmir Mediu, theksoi se ne 3 raundet e para opozita vete duhet te kishte propozuar nje kandidat dhe ta kishte çuar ate per votim, duke shtuar se nje gje te tille kishte mundesi ta beje dhe ne raundin e katert.





I pyetur nga moderatori Xhafo se çfare i ka interesuar mazhorances ne gjithe kete proces duke i lene “rruge” per propozim opozites ne 3 raundet e para, Mediu tha se i interesoi perç’arja, ndersa me ironi shtoi se vete opozita e ka lene kryeministrin ta perdore, dhe mesa duket kjo gje u ka pelqyer.

Pjese nga biseda:

Mediu: Rama na e futi nje here, na e futi dy here, na e futi tre here, na e futi kater here, po si duket na ka pelqyer.





Xhafo: Shyqyr qe ky eshte emision qe ndiqet nga femije te shoqeruar me prinder, por e futura ne kete rast ishte ne kuptimin metaforik. Cila ishte loja e mazhorances?

Mediu: Rames i interesonte nje opozite te perç’are dhe ja arriti.

Minxhozi: Sapo deklaruar qe opozita duhet te paraqese kandidaturen e saj dhe ne raundin e kater. Cila opozite? Cili grup deputetesh, te ciles rryme, steme te paraqese nje kandidature, sepse ju e thate vete qe ka perç’arje?

Mediu: Opozita, dhe opozita jane te gjithe ata deputete qe kane dale nga zgjedhjet e 25 prillit. Nese do te kishte mos kuptime, ishte qe partite e tjera te kerkonin mbeshtetjen e deputeteve te PD.





Xhafo: Por keta nuk miratuan as kandidaturen e Mirakajt?

Mediu: Ajo eshte njesoj si ne kohen e partise se punes, zoti Mirakaj 44 vite u internua per shkak te familjes. Une nuk po them qe te çojme kandidature per ta votuar Rama, por te shohin shqiptaret qe ne kemi nje histori.

Xhafo: Po kush do ishte ai qe do pranonte t’i digjej emri?

Mediu: Nese opozita nuk gjen nje emer, çfare opozita eshte kjo?





Alibali: Ju dhe grupi tjeter zonja Doda dhe Idrizi mendoj se keni qene te vetmit qe kerkoni nje president konsensual, a mundeni ju dy grupe parlamentare te beni nje propozim per kandidat

Xhafo: Padyshim qe ne duhet ta bejme kete perpjekje, por une mendoj se pavaresisht se nese PS propozon dike qe ka nje vlere si President Republike, opozita duhet te mbaje qendrim te qarte. Edhe nese ka nje gje qe vlen, une jam kunder nje pazari politik.




Leave a Reply

Your email address will not be published.