Balla i jep mesazhin e forte Berishës: Nëse ke pakënaqësi, dërgo çështjen në Gjykatë Kushtetuese…

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, pas bojkotit të votimit të kandidaturës së Bajram Begajt si President.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se presidenti Ilir Meta e ka firmosur dekretin e lirimit nga detyra të Begajt në tokë shqiptare, në Konsullatën në Stamboll.

Ai theksoi se nëse Berisha ka pakënaqësi, ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese.“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë.

Nëse Sali Berisha është i kënaqur nga Ilir Meta, e do ta shohë për kohën e mbetur në GJK, ta provojë. Pse nuk morët kohë ta konsultonit? E kemi thënë, PS ka vendosur një standard, të ndarë në dy faza. Dëshira për të dialoguar me opozitën.

Opozita shpalli bojkot. është e rëndë që PD nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e të shkuarës. Të mos harrojë asnjë deputetë që këtu është përfaqësues i qytetarëve. Begaj kishte gradë kur dorëzuat kandidaturën? Hodhi ai një gur në lumë, duhet të ndajmë propozimin, nga e zgjedhura. Kushtetuta e thotë, por nuk e thotë që nuk duhet të propozohen. Nëse nuk do të kishte dekret për lirimin, kjo do hante diskutim.

Të ndjekim situatën e votimit tani. Mendoj që sot, zoti Bajram Begaj është një kandidaturë konsensuale dhe do jetë i tillë. PS nuk propozoi një kandidat as nga brenda vetes, as nga politika. Ka shërbyer me përpikmëri dhe atdhedashuri. Këto janë vlerat që duhet të përfaqësojë presidenti i republikës. Duhet të ketë dashuri për atdheun Presidenti i Republikës”, theksoi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *