Kandidati për President i premton Ramës: Do jem në lartësinë e detyrës ashtu siq ti do …

Kandidati për President i propozuar nga kryeministri Edi Rama, Bajram Begaj, në një takim në Kryeministri i premtoi kreut të qeverisë se do të jetë në lartësinë e detyrës. Begaj u shpreh se është nder i madh propozimi për të qenë President i vendit.

Më tej ai theksoi se do të përmbushë me sukses moton e tij, detyrën, nderin dhe atdheun dhe 24/7 do të jetë në shërbim të kësaj motoje.
Pjese nga bashkebisedimi i tyre:
Rama: Ju falenderoj që nuk shfaqët refuzim por pranim. Do jetë nder për ne t’iu japim votën që të zgjidheni zyrtarisht President i Republikës.

Begaj: Nder i madh që të jesh President i vendit. Do përpiqem që të jem gjithmonë ai personi i duhur për atë që përfaqëson ky post. Do jem i përgjegjshëm për detyrën. Vij nga mjekësia dhe ushtria, janë profesione shumë të përkushtuara. Nëse nesër do votohem, do jem i lumtur ta kryej këtë detyrë.

Rama: Kemi bindjen që do jeni në lartësinë e kësaj detyre. Kam pasur mundësinë të çmoj punën si Shef i Shtabit, jemi njohur më parë. Por me thënë të drejtën të gjithë ata që morën fjalën, folën me respekt dhe bindjen që ju mund të bëni gjënë e duhur në detyrë.

Uroj të jeni deri në fund me atë besnikërinë që ju karakterizon ndaj shtetit, respektin që ju karakterizon për ligjin dhe forcën e madhe. Cilësi mëse të mjaftueshme për të besuar se do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë.

Begaj: Për ushtarakun nderi, detyra dhe atdheu janë motoja. Besoj se do i përmbush me sukses dhe 24/7 në shërbim të kësaj motoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.