Berisha tregon te verteten : Ja se si Rama po e perserit historin duke e shitur Shiperine dhe Kosoven te….

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se është i njëjtë me Enver Hoxhën pasi siç e dorëzoi diktatori Hoxha Kosovën te Tito, ashtu po vepron edhe Rama duke e dorëzuar te Vuçiç.

Sipas Berishës, Edi Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë.

Berisha theksoi se të refuzosh dënimin e gjenocidit serb në Kosovë në kuadrin e operacionit ‘Patkoi’, do të thotë si një antishqiptar i vërtetë të vra_sësh për së dyti, të ma_akrosh, të përdh_nosh, të kryesh ato barbari që ngjiten në nivel gjeno_cidi edhe njëherë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai theksoi se : Një rezolutë që paraqitëm për të dënuar gjeno_cidin serb në Kosovë, gjeno_cidin e viteve 1998-1999, u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, në të cilin Shqipëria është thjeshtë Beogradi i vogël.

Në vitin 1945, Hoxha, pasi me divizionet e tij, mundësoi vërshimin e hordhive serbo-malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi atë tek Tito, akt të cilin e mbron edhe në vitin 1982 kur thotë “mirë bëmë”, Edi Rama po thur me Aleksandar Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.