(Zyrtare) SPAK përgenjështron deklaratën e Artan Hoxhës dhe i bën thirrje të bëjë kujdes me …






SPAK nepermjet nje njoftimi per mediat ka reaguar per deklaratat e bera mbremjen e se enjtes, ne studion e Opinion nga gazetari Artan Hoxha, se Nuredin Dumani kishte permendur emrin e Presidentit Ilir Meta si porosites te vr asjes se vellait te nje deputeti ne qytetin e Lezhes ne vitin 2017.

“Ne lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha per sa i perket te dhenave te pretenduara si te deklaruara nga shtetasi nen hetim Nuredin Dumani per Presidentin e Republikes se Shqiperise, te transmetuar ne televizionin Kombetar “Klan”, ne emisionin “Opinion” te dates 02.06.2022, sqarojme opinionin publik se:





Ne deklarimet e dhena ne kuader te procedimit penal nr.75/2022 qe po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nen hetim N.D., nuk ka deklaruar asnje te dhene ne lidhje me Presidentin e Republikes se Shqiperise.

Duke marre shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur ne konsiderate edhe trajtimet qe i jane bere deklarimeve te shtetasit Nuredin Dumani ne emisione te ndryshme televizive, ftojme mediat qe te jene te kujdesshme.

Te mbajne ne konsiderate ndjeshmerine e kesaj çeshtje, te respektojne vik timat dhe familjaret e tyre, si dhe faktin se çeshtja eshte ne fazen e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Per Korrpsionin dhe Kri min e Org anizuar referuar nenit 103 te Kodit te Procedures Pe nale ka vendosur ndalimin e publikimit te vendimit nr.42 date 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave te sigurimit)”, thuhet ne reagimin e Prokurorise se Posaçme.




Leave a Reply

Your email address will not be published.