Bamir Topi: Sali Berisha nuk po fantazon. I ka menduar mirë hapat e rrugëtimit të tij, por ….

Ish-presidenti Bamir Topi parishikon se situata ne Partine Demokratike do te vijoje te degradoje.
“Sipas meje si nje mjek, njeriu duhet ta thote diagnozen ashtu siç e shikon. Pasi nese nuk e thote ashtu siç eshte nuk ndihmon as veten e tij as pacientin.
Diagnoza ne rastin e PD-se eshte nje diagnoze e disfavorshme. Ka nje sigel qe po e kalon betejen ne disa standard te paimagjinueshme. Nje parti qe solli pluralizmin dhe e aderoi Shqiperine ne te gjitha organizmat nderkombetare, kjo histori eshte e lexueshme por nuk po merret me ne konsiderate, pasi e gjithe po luajne per interesante tyre.
Rikthimi i Berishes eshte nje rikthim, sikurse e njoh une Berishen, Berisha nuk fantazon ne rrugetimin e tij. Berisha eshte njeri konkret, nuk eshte irracional, eshte racional, çdo vendimarrje e tij eshte e miremenduar.
Kjo me ben te mendoje se situata atje do vazhdoje te degj’eneroje. E krahasova me kliniken e nje se’mundje dhe se’mundja behet e pariparueshme kur se’mundja shkon ne qelize, dhe une mendoj se shkon ne qelize”, tha Topi.