Mark Marku: E djathta e Berishës të riformatohet, nëse nuk përmbush misionin do të…

Pedagogu Mark Marku foli për një sërë zhvillimesh në vend, duke nisur me zgjedhjen e Presidentit dhe dinamikat e krijuara brenda PD, parti në të cilën ai aderon. Pedagogu, tha Presidenti i ri është caktuar nga mazhoranca dhe e cilësoi si lojë të tyren proceset përmes raundeve.

“Më duket sikur pjesën më të madhe të kohës është bosh. Është propaganduar një proces konsensual, ndërkohë që premisat kanë qenë zero. Të gjithë e dinin që deri në fund nuk do të ketë një President konsensual. Shpesh herë procesi është bërë edhe qesharak për shkak të mënyrës se si është bërë. Oreksi i madh për të shpallur kandidaturën kur dihet që është proces politik që zgjidhet përmes Parlamentit. Është një formulë e reduktuar, shumë e thjeshtë për të kuptuar rezultatin në fund. Askush nuk ka praktikisht instrumentet për të bërë presion.

Këtu s’ka asnjë mundësi. S’e kuptoj pse kaq shumë debat. Opozita shpalos krizën e vet. Ashtu siç është përçarë grupi parlamentar në tre grupe. Edhe nëse do të ishin bashkë, nuk kanë fuqi për ta përzgjedhur Presidentin”, tha pedagogu.


Marku theksoi se opozita duhet të bënte propozime konkrete pasi Presidenca sipas tij është një institucion që duhet të drejtohet nga një person me integritet të lartë moral.

“Nuk mendoj se sikur opozita të kishte kohezion. Edhe opozita mund të bëjë propozime qesharake. Nuk është kusht që Presidentin ta propozojë politika. Duhet një vetëdije, Presidenca është institucion i rëndësishëm. Duhet një vetëdije që në opozicion të tilla duhet të ishin minimumi figura me kretibilitet moral. Presidenti nuk ka shumë pushtet, por zgjidhet që të jetë figurë morale. Në rastin e Italisë Presidentin e keni përherë. Në qoftë se kryeministrat kanë qenë të sulmuar, Presidenti ka qenë figurë e një niveli të lartë moral. Nëse do të kishim këtë përgjegjësi, mundësia gjendet për të gjetur Presidentin e duhur. Unë them që Rama e ka përzgjedhur Presidentin. Po bën këtë lojën demokratike që gjasme po propozon opozita, po nxit njerëzit të propozojnë emra. Çfarë kuptimi ka të propozosh emra. Presidentin askush s’do e marrë seriozisht, ose do të detyrohen të futen në konflikt me palët etj etj”, u shpreh Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.