Vangjeli paralajmëron Ramen / Bëhu gati të “tmerrohesh me lëvizjen surprizë” të Berishës në shtator…

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron lëvizje surprizë të ish-kryeministri Sali Berisha në muajin shtator, që do të habisë edhe kundërshtarine tij, Edi Ramën. Vangjeli ka shpjeguar se pritet që Sali Berisha të bëjë një hap pas në Partinë Demokratike, pasi i ka përmbushur egot e tij personale dhe e ka marrë atë që donte.

Madje, analisti shkon dhe më tej kur thotë se Berisha do të bashkohet me Metën nga urrejtja që të dy kanë për Ramën. “Janë shanse kundër kësaj që them unë. Që një lëvizje surprizë e Berishës që do habisë edhe Edi Ramën pritet në shtator. Por janë kundër. Berisha është serioz në synimet  veta. Fitorja e tij e fundit ishte mbi Ibsen Elezit.

Jo vetëm që është i pamjaftueshëm ai vetë, por është kush për t’i lënë demokratët në opozitë. Ai ka projektuar edhe një fitore mbi SHBA. Berisha po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shumë në disa vite. Fitorja e tij ishte spektakolare. Me këtë fitore mund të gjejë zgjidhje që të shmang humbjen. Në shtator në tryezën e opozitës do dal një tjetër opozitar, si Ilir Meta. Ai ka një marrëveshje që në Ballkan shkon shumë. Nuk bëhen bashkë nga dashuria por nga urrejtja. Kanë arsyet e botës që të urrejnë Edi Ramën. Do të jenë bashkë kundër kryeministrit”, u shpreh Lorenc Vangjeli .

Ai u shpreh se Sali Berisha po luan në ekstremet, që duhet të jesh pjesë e politikës ose të kesh forcë për ndryshuar stabilitetin. “Karma nuk harron kurrë, çfarë ka bërë do t’i kthehen”, vijoi Vangjeli. “Logjika e këtyre këto dy burrave shkon vetëm në këtë drejtim. Zoti Berisha mund të tërhiqet një hap pas. Ai mori çfarë donte. Fitoi atje ku ishte humbës. E kënaqi egon e tij. Është burrë i mençur. Pret që në derën e tij të trokasin por jo demokratët. Kështu do të ndodhë. Berisha po luan në ekstremet që duhet të jesh pjesë e politikës ose të kesh forcë për ndryshuar stabilitetin. Karma nuk harron kurrë, çfarë ka bërë do t’i kthehen.” – tha Vangjeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.