Murrizi revoltohet gjatë debatit dhe nxjerr detaje të forta: Me rikthimin e Ilir Metës do të shohim






Nje debat i ash’per eshte zhvilluar mes ish-deputetit Myslim Murriz dhe ish-anetarit te Kryesise se PD-se, Gent Malko.

Ky i fundit parashikoi se ne korrik Ilir Meta do te vihet ne krye te LSI-se dhe opozita do te udhehiqet prej tij.

“Po iu them atyre qe mblidhen aty si e shoh une. Ne korrik Presidenti behet kryetari i LSI-se dhe ne do te shohim, sepse jane percaktuar piketat  e frontit opozitar, e atij fronti qe do luftoje realisht me Ramen.





Ne do shohim qe karrocen e opozites, edhe pse kane vajtur me Sali Berishen do ta terheq Ilir Meta.

Dhe atehere t’iu bej nje pyetje, se ndoshta sot nuk jane te qarte. A do te jene te kenaqur, a do te jene te afte te dalin nga ullija ne te cilen jane futur per ta vajtur tek identiteti i tyre politik, apo do te vazhdojne te perhiqet pastaj nga nje opozite qe nisi me Sali Berishen dhe do te perfundoje me Ilir Meten.”, tha Malko.




Leave a Reply

Your email address will not be published.