Analisti Hysni Gurra ironizon Alibeajn / Të jesh “injorant” si ky Ledi nuk është e thjeshtë!

Analisti Hysni Gurra ironizon deklaratat e Enkelejd Alibeajt në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse u keqpërdor për javë të tëra nga Taulant Balla dhe Edi Rama.

Gurra shkruan në Facebook se Alibeaj është shndërruar në personazh qesharak.Të jesh qesharak si ky Ledi nuk është e thjeshtë!

Edhe njeriu qesharak është dy kategorish:

1-Qesharak që ka limite, vjen një moment dhe thotë, boll më-më tallët.

2-Qesharak që s’ka limite dhe thotë, a ka më të më tallni (?).

p.s
Ledi nuk ngopet duke qenë qesharak dhe këtë e testuan qysh pa ik Luli, i thonin drejtues qarku në Vlorë, po thoshte, veç Vlorës edhe në Fier e Shkodër, plus do bësh edhe nën kryetar partie, nënkryetar kuvendi, po thoshte Ledi.

I pranonte të gjitha edhe me atë stilin e tij që numëron gërmat kur prononcohet për mediat, e që është i vetmi njeri në Shqipëri që, pasi ka renditur germat (fjalën) i thotë gazetarëve, -që do të thotë…dmth i kujton të trashë dhe ndoshta mendon, t‘ua bëj më të kuptueshme këtë filozofinë që thashë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *