E konfirmuar/ Enkelejd Alibeaj ndjek rrugën e Lulzim Bashës. Bojkoton Zgjedhjet.






Partia Demokratike nuk do marre pjese ne procesin e zgjedhjes se Presidentit te vendit. Keshtu u vendos nga deputetet e PD-se gjate mbledhjes se thirrur nga deputeti Enkelejd Alibeaj. 20 deputete u mblodhen pikerisht diten e sotme ne oren 10:30 per te rene dakord per nje propozim per president te vendit mirepo nuk gjeten konsensus ndaj rane dakord qe te mos vijojne procesin.

Alibeaj deklaroi gjate mbledhjes se Partia Socialiste ka shkelur marreveshjen ndaj nuk do te vijojne te jene te pranishem me ne diskutime. Te njejten gje tha edhe deputetja Jorida Tabaku e cila tha se nuk do te jene me pjesmarres ne proces. Ndersa deputeti Gazment Bardhi u shpreh brenda mbledhjes se grupit te PD-se se kryeministri Edi Rama e ka paracaktuar presidentin e ardhshem te vendit.





Bardhi, njesoj si Alibeaj dhe Tabaku deklaroi se opozita ka mbajtur qendrim korrekt gjate gjithe procesit mirepo maxhoranca nuk i qendroi strikte. Deputeti shtoi se marreveshja eshte prishur nga Rama i cili nuk do nje president per vendin dhe shqiptaret.

Po ashtu, te njejtin qendrim ka mbajtur edhe deputeti Ferdinand Xhaferraj. E vetmja qe propozoi vijimesine e procesit dhe propozimit te nje kandidati ishte deputetja e Shkodres, Emilja Koliqi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.