25 Prilli/ Ambasadorja kthehet në kohë: Zgjedhjet nuk ishin më të mirat, por tani është koha të përfshijmë edhe …






Ambasadorja e SHBA-ve ne vendin tone, Yuri Kim dha mesazhin e qarte se tani eshte koha me e pershtatshme per t’u ndermarre hapet e nevojshme per voten e diaspores.

Ne nje aktivitet te zhvilluar nga KQZ, Kim solli ne vemendje rikthimin e opozites ne Parlament, qe sipas saj ishte diçka e rendesishme ne zgjedhjet e kaluara.

Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit ishin te mira, por jo perfekte, ndersa nxiti me shume palet politike per te punuar qe te sigurojne voten e emigranteve.





“Jam e kenaqur qe jam me ju per kete diskutim mbi votimin e diaspores nga jashte vendit. eshte mire te shikosh te gjithe bashke per te diskutuar per shtrirjen e votes  jashte vendit.

Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetuten eshte koha e duhur qe te merren hapat qe diaspora te mund te ushtroje kete te drejte.

Akti i mbajtjes se zgjedhjeve eshte nje demonstrim i forces.





Zgjedhjet nje çast ne proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare te 2021 shenuan nje ngjarje vendimtare qe ishte rikthimi i opozites ne Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin te mira, por nuk ishin perfekte. Te gjithe e dine kete. SHBA mirepresin takime te tilla per te adresuar problemet ne zgjedhje perfshire edhe mungesen e diaspores per te votuar. Ne nxisim punen dy partiake qe zgjedhjet e ardhshme te permbushin standardet.

SHBA do mbeshtesin reformat per Shqiperine, qofte ajo e drejtesise, qofte ajo zgjedhore”, tha Yuri Kim.




Leave a Reply

Your email address will not be published.