Kraja bën deklaratën e fortë: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat, kur do arrestohet..

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit kreu i SPAK Arben Kraja teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve u shpreh se ka korrupsion e pastrim parash në të gjitha strukturat, ndaj shtoi duhet koordinim i gjithanshëm për ta luftuar këtë fenomen të pranishëm.

“Nga ajo që shohim ne përditë ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat e në të gjitha fushat. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet koordinim i gjithanshëm”.

Ndër të tjera aiu u shpreh se është kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore. Gjithashtu Kraja i pyetur për 21 janarin tha se nuk mund të japë përgjigje. “Për 21 janar më shumë s’mund të jap përgjigje. Janë disa pyetje për çështje konkrete që kam mbajtur një qëndrim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.