“E paparashikueshme”/ Balla ironizon fitoren e Berishës ndaj Elezit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar garën mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit për kreun e PD-së, ku Berisha u shpall fitues.





Nga foltorja, Balla u shpreh me nota ironie, se kjo garë ishte e paparashikueshme ndërsa i uroi për fitoren kundër Amerikës.

“Të gjithë bashkohen me fitoren historike që keni arritur dje kundër Amerikës, 3 gara kishte ditën e dielë: Milani me Interin në Itali në luftë për titullin kampion, Man City me Liverpoolin në Angli dhe në Shqipëri Ibseni me Saliun. Sidomos kjo e Saliut ishte fitore e paparashikueshme!





Ta gëzoni këtë fitore kundër Amerikës”, tha ndër të tjera Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.