Taulant Balla i “tërheq veshin” Enkelejd Alibeaj: Mos humb kohë. Po të presim






Taulant Balla u ka bere thirrje serish grupeve parlamentar te opozites per te propozuar emrat per kandidat per President.

Balla tha nga Fier se oret ne vijim ne mbyllje te afatit duhet te perdoren me pergjegjesi, teksa shtoi se nuk e di arsyen se perse grupi parlamentar i PD u terhoq nga procesi.

Balla tha se PS respekton marreveshjen me opozite qe ne dy raundet e para u takojne atyre propozimet e emrave, por nese dhe ne raundin e trete PD nuk do te hyje ne proces, atehere Presidenti ose Presidentja e re do te zgjidhjet nga propozimet e PS.





“Konstatoj me keqardhje qe nga opozita nuk ka nje qasje per te marre pergjegjesi per te propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e di perse PD, grupi i aj parlamentar, u terhoq nga nje proces per te sjelle kandidatura, oret ne vijim ne mbyllje te ketij afati duhet te perdoren me pergjegjesi.

Do ishte joproduktive te digjnim raundin e dyte, megjithate ne e respektojme marreveshjen me grupin parlamentar te PD dhe dy grupet e tjera, qe dy raundet e para u takojne propozimeve te opozites, por nese dhe ne raundin e trete nuk do te hyje ne proces, natyrshem nje gje eshte e sigurt, ne raundin e katert do te zgjidhet me kandidate te propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikes”, tha Balla.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *