Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam për…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Sekretari Stoltenberg me anë të një postimi në rrjetin social Twiitter.

Ai ka bërë me dije se temë e bisedës ka qenë mbështetja e NATO-s ndaj Ukrainës dhe anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Postimi i Jens Stoltenberg: Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.