Sali Berisha jep shumë premtime / Demokratët do të shndërrohen në një lëvizje të fuqishme dhe të….

Nga Vlora ku takoi qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetarin e PD, lideri historik, Sali Berisha u shpreh se demokratët do të shndërrohen në një lëvizje të fuqishme dhe të papërballueshme nga qeveria.

Berisha tha se kjo lëvizje që shpëtoi opozitën dhe Partinë Demokratike, ka për mision të shpëtojë Shqipërinë dhe kombin nga një proces denatyrimi, siç e quajti ai. Ky mision i lëvizjes së demokratëve, shtoi Berisha, do ta shndërrojë Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës dhe të ardhmes së qytetarëve.

Nëse ne, gjer sot ngritëm opozitën si opozitë të vërtetë, shpëtuam PD-në, ky është vetëm stacioni i parë nga i cili ne nisim një mision të madh të ri, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar kombin tonë nga ky proces denatyrimi, nga ky proces që po e bën Shqipërinë nga një vend të bekuar, në një vend që thonë shqiptarët nuk bëhet, nga një vend shprese dhe besimi, në një vend zhgënjimi dhe dëshpërimi nga i cili ikin të rinjtë. Këtu qëndron misioni ynë, misioni i demokratëve në mbarë Shqipërinë.

Të vazhdojmë si një lëvizje e fuqishme e papërballueshme nga regjimi dhe askush tjetër, asgjë s’mund të ndalë ne në misionin tonë. Forca morale, forca e idealeve të njerëzve të lirë është e jashtëzakonshme. Dhe unë kam bindjen se ju demokratët dhe demokratet e Vlorës, dhe të mbarë Shqipërisë, në një lëvizje të fuqishme do të bëheni gardianë të interesave kombëtare, do të shndërroni Shqipërinë përsëri në vendin e shpresës, të besimit, të të ardhmes së fëmijëve tanë, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *