Berisha: Gjykatës së Apelit në doren e Ramës, rast unik në botë jep deklarata politike…

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Gjykatës së Apelit, lidhur me vendimin që mori në kundërshtim me ligjin, gjyqtarja Blerina Muça. Berisha shkruan se kjo është deklarata e parë në historinë e botës, ndërsa shton se është diktuar nga kryeministri Edi Rama i cili po bën të gjitha përpjekjet për të ndërhyrë ne drejtësi.

Vendimin antiligjor të gjyqtares Muça, shkruan Berisha, kjo gjykatë e dërgoi në Apel, sërish duke mos ia dhënë vendimin PD-së, e cila ishte palë e vetme në proces.Deklarata e pare ne historine e botes!

Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale.

Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces. Por ky akt antiligjor ne nje rast unik ne historine e Shqiperise dhe te botes, shoqerohet nga nje deklarate politike e gjykates se Apelit publikuar dy ore para se sa te hidhet shorti per gjyqtarin qe do te shqyrtonte çeshtjen.

Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme: 1- nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *