Alibeaj: Dakort që të bashkëpunojmë me mazhorancën. Kemi bërë atë që nuk e mendonte askush






Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj foli ne konferencen e kryetareve per procesin e zgjedhjes se kreut te ri te shtetit dhe negociatat me maxhorancen.

Alibeaj u shpreh se e dine se maxhoranca ka 71 vota per ta zgjedhur presidentin ne raundet e tjera, por theksoi se ato jane te vjedhura dhe kjo sipas tij eshte faktuar ne raportet e nderkombetareve.

“Ne nje proces te tille e rendesishme eshte si hyn. Ne si PD kemi menduar te hyjme dinjitoze. Kemi bere ate qe jo te gjithe e mendonin. Deri tani besoj se kemi qene dinjitoze. Me e rendesishme eshte si del per te qene akoma me dinjitoze. Ne nje situate te tille kur dihet mire qe maxhoranca i ka te vje’dhura mandatet na duhet shume me teper ne te tjereve te ruajme dinjitetin. E dime qe i keni 71 vota. E dime dhe si i keni marre. I keni vje’dhur.





E di fare mire se çfare legjitimiteti keni ju per ta zgjedhur ne raundin e katert dhe te peste. Ne beme kete hap. I thjeshte. Disa kritere duhen percaktuar. Disa kritere ligjore qe figura presidenciale duhet te kete. Disa vlera qe duhet te mbarte per te cilat duhet te biem dakord. E pra jam dakord qe duhet te biem dakord. Por per te qene nje proces qe te jete dinjitoz dhe te mos shnderrohet ne farse dhe loje ku ai qe qendron nga godina perballe te ferkoje barkun me deshiren per te luajtur me opoziten qendrimi parimor besoj se eshte i duhuri.





Besoj se duhet ta sfidojme. Duke qene serioz, duke marre pjese ne proces. Duke ofruar edhe nje procedure te thjeshte. Per te instauruar nje proces qe te dale jashte interesave politike qe t’ia jape kete legjitimitet president. Kjo o behet o nuk behet ne tre raundet e para”, u shpreh Alibeaj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *