Zbardhet PLANI/Lulzim Basha shkarkohet sot…Nje bord me 21 persona do …

Mesohet plani qe do te vihet ne funksion sot ne Kuvendin Kombetar te PD, te thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, per drejtimin e PD te Shqiperise. Kryetari aktual Lulzim Basha do te shkarkohet sot, me voten e delegateve te pranishem.

Deputeti Oerd Bylykbashi, ka prezantuar para delegateve dhe simpatizanteve te PD ndryshimet e reja ne statut. Nje surprize ne kete Kuvend te jashtezakonshem eshte ndryshimi i logos se PD dhe vula e saj. Do te vendoset qe te rikthehet logo e vjeter e PD, ajo e perdorur ne vitin 1990.

Kur delegatet te votojne me shumice votash ndryshimet ne statut, do te hidhen ne votim shkarkimi i Lulzim Bashes.

Pas hyrjes ne fuqi te ketij statuti dhe deri ne perfundim te konstituimit te organeve te reja, parashikohet ngritja e nje Komosioni te Perkohshem te Rithemelimit qe merr drejtimin ekzekutiv te PD-se. Pra, do te ngrihet nje bord ekzekutiv me ne perberje 21 persona qe do te drejtojne ne menyre kolegjiale parine me te madhe opozitare ne vend.

Periudha tranzitore nuk duhet te jete me shume se 4 muaj.

Ajo qe bie ne sy ne kete vendim qe eshte parashikuar dhe do te votohet nga delegatet, eshte se personat qe do te drejtojne Partine Demokratike deri ne ngritjen e te gjithe organeve te reja, do te jene deputete dhe ish-deputete besnike te Sali Berishes. Zyrtare te larte te PD te cilet kane mbeshtetur “Foltoren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *