Alibeaj shpërthen kundër Ballës: Nuk mund të jetë një proces farsë, ju nuk jeni të aftë për…

Deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaroi sot se mazhoranca nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin e ri.

Por në mënyrë paradoksale, ai refuzoi pyetjet se kush e ka mandatuar atë për të negociuar çështjen e presidentit.“Jemi në një çështje të ezauruar. Nuk flas në titull personal, flas në emër të të gjithë atyre deptuetëve që kanë shprehur opinionin e tyre,” tha Alibeaj.

Edhe në këtë rast ai mbeti pa përgjigje, pasi nuk flet në emër të shumicës së deputetëve. Alibeaj legjitimoi farsën presidenciale, kur i mbajti ison Taulant Ballës. Ai tha se ky nuk është një proces farsë. “Nuk mund të jetë proces fars nëse ia flasim shqiptarëve. Ata që na gjykojnë janë shqiptarët. Edhe për këtë çështje të rëndësishme. Për këtë arsye, ka një rrugëzgjidhje: që të jemi transparentë me shqiptarët,” tha Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.