Revista austriake citon Berishën: PS votoi në emër të Vuçiçit.. Ja se si e bleu Ai politiken Shqipëtare…

Lajmi që parlamenti shqiptar votoi kundër një rezolute që dënon gjeno_cidin serb në Srebrenicë po bën bujë jo vetëm në rajon.

Revista austriake, Kosmo shkruan se kjo rezolutë u rrëzua me 51 vota, ndërsa citon deklaratat e liderit historik demokrat, Sali Berisha.Parlamenti shqiptar hodhi poshtë rezolutën që i klasifikonte aktet në Srebrenicë si gjenocid. Kundër kësaj rezolute votuan 51 deputetë. Pas votimit, Sali Berisha iu drejtua Kuvendit dhe akuzoi deputetët e mazhorancës se kanë votuar ‘në emër të Aleksandër Vuçiçit’.

Nuk ka pasur kurrë një Shqipëri antishqiptare si në kohën e Edi Ramës,” tha Berisha. Kurse deputeti Tritan Shehu tha se kjo ishte një ditë e hidhur për Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan revista.

Ne jemi i vetmi parlament që nuk kemi një dokument formal që dënon gjen.ocidin. Është një ditë që ka pasur një ndikim të thellë në botën demokratike. Disa ditë më parë, këta zotërinj votuan kundër rezolutës që dënon gje.nocidin rus në Ukrainë. Sot ata nuk pranojnë dënimin e gjeno.cidit serb në Bosnje. Nesër nuk do të pranojnë dënimin e gjeno.cidit serb në Kosovë. Pse? Këto janë lidhje, angazhime, Vuçiçi është lart,” tha Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.