Basha e Bardhi bëjnë SKANDALIN e rallës / Nuk paguan as dritat, as ujin e selisë së PD-së….

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Partinë Demokratike, në kohën që kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Për disa muaj me radhë, Partia Demokratike nuk ka paguar ujin dhe dritat. Bëhet fjalë për disa muaj në vitin 2019, 2020, 2021 etj. Të njëjtat burime theksojnë se pranë OSHEE-së dhe ujësjellësit PD-ja ka dhjetëra miliona lekë detyrime.

Megjithëse janë marrë fondet nga KQZ-ja, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi nuk kanë paguar dritat dhe ujin. Më poshtë janë faturat që tregojnë muajt në të cilët PD-ja është debi ndaj OSHEE-së. Ndërsa në kontratën e dytë shuma e debisë së papaguar sipas muajve, është 282 562.78 lekë.

Pra, janë disa muaj, që prej shtatorit të vitit 2016, në të cilët PD-ja rezulton debi me OSHEE dhe ujësjellësin, sepse Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha nuk kanë paguar dritat dhe ujin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *