Topalli mesazh Bashes: Kjo eshte PD qe t’i se njohe kurre. Ty sot te prene bileten …

Ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli thote se demokratet “i prene bileten” Lulzim Bashes, teksa shperndan pamjet e stadiumit te mbushur ku po mbahet Kuvendi Kombetar i PD-se, i thirrur nga Sali Berisha.

Ne nje postim ne rrjetet sociale drejtuar kryedemokratit Basha, Topalli shkruan se sot demokratet qe ai s’i njohi kurre, sot po themelojne partine, per te mos lejuar me nje kryetar qe e shet ate per interesa personale e pasurore.

Mesazhi i Topallit:

Lulzim kjo eshte PD.

Ti as nuk e njeh, as nuk deshe me e njoh kurre, se ishe i huaj per te.

Keta sot ty te prene bileten.

Keta sot po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.