Rama sulmon ndërkombëtarët: Unë e bëra reformën në drejtësi, nuk e bëri SHBA…

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp nga selia e PS-së, duke përsëritur sërish akuzat ndaj drejtësisë së re. Ai tha se ka të drejtë të kritikojë drejtësinë e re pasi po kalojnë vite të tëra që kur ajo është ngritur në këmbë.Të drejtën që ta ndaj me publikun qëndrimin tim për punën e drejtësisë së re nuk ma heq askush.

Nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie apo ish-drejtorë të përgjithshëm, që sot janë prapa hekurave, kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik, që është se as unë, dhe askush nga ne, nuk është angazhuar për ta përdorur politikisht drejtësinë.

Garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS-së dhe të bëjë drejtësi, jemi ne këtu. Lidershipi i PS-së dhe askush tjetër. Kjo është çështje zgjedhje, nuk është çështje imponimi nga dikush. Nga Amerika apo nga Europa. As detyrimi ndaj Amerikës apo Europës. Kjo është çështje zgjedhje që unë dhe ne e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë. Duke i hyrë detit në këmbë. Prandaj këtë duhet ta kenë qartë të gjithë, shqiptarë, ndërkombëtarë dhe gazetarë.

Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vetingu mbush 5 vjet dhe SPAK bën 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion. Përndryshe çfarë do të thoshim për deklaratat e përfaqësuesve të SHBA dhe BE, ku është kërkuar hapur dhe nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar. Presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.