Lajmi fundit! Tensione dhe përplasje brenda PD-së. Salianji dhe Alibeaj nuk gjejnë qetësi






Mbledhja e kryesise se grupit parlamentar te Partise Demokratike sapo ka nisur. Mbledhja eshte thirrur nga Enkelejd Alibeaj, per te dakordesuar qendrimin qe kjo force politike do te kete ne procesin e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit.

Burime bejne me dije se ne kete mbledhje kane qene te pranishem perveç Alibeajt, edhe Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, nderkohe qe kane munguar Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, njesoj siç vepruan edhe ne takimin e te premtes.

Gjate dites se djeshme, Enkelejd Alibeaj, pasi tha se ishte konsultuar me email me nje grup deputetesh, serviri ne media nje draft me konkluzione se si do te duhej te ishte presidenti i ri i vendit.





Drafti u kundershtua nga pjesa e deputeteve te Komisionit te Rithemelimit, te cilet e aku’zoje Alibeajn se po bashkepunon me Edi Ramen, per te legjitimuar procesin e njeanshem te zgjedhjes se presidentit.

Çaste me vone ka qene deputeti i Partise Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka dale ne nje deklarate per mediat. Salianji ne fjalen e tij u shpreh se edhe diten e sotme nuk ka pasur mbledhje te kryesise se grupit te PD-se.

Ne nje prononcim per mediat, Salianji thote se nuk ka pasur njoftim, ndaj nuk ka shkuar ne kete mbledhje. Sipas tij nuk eshte permbushur kuorumi per te zhvilluar nje mbledhje te tille.

Nder te tjera, Salianji ka komentuar draftin e Grupit Parlamentar te PD-se per zgjedhjen e Presidentit. Ai komentoi piken ku thuhet se Presidenti nuk duhet te jete nje njeri politik, per te cilen u shpreh se nuk eshte dakord.





“Sot nuk pati mbledhje te kryesise se grupuit parlamentar. Doja qe te perfshiheshin dhe deputetet e PD-se te Rithemelimit. Ka pasur nje dakordesi nga zoti Boçi. Praktika parlamentare e PD-se, ne funksionojme me rregulloren e Grupit Parlamentar, dhe jo te Rames.

Kam komunikuar me pjesen me te madhe te tyre, dhe nuk kam pasur nje njoftim te kryesise se grupit parlamentar. Nuk kishte nje kuorum prej 3 vetash.





Te thuash qe kandidati per President te mos jete perrfshire ne politike ne 5 vitet e fundit, do te thote t’i shkosh prapa Rames. Presidenti i republikes, nuk eshte nje azil luksi. Duhet te jete i perfshire ne politike. Te gjitha keto na bejme qe te zhvendoset vemendja dhe i sherben Rames” – tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.