Hajdari:Ta kthejmë PD-në te fitorja. Këshilli Kombëtar, organi më i rëndësishëm…..

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e parë të këtij këshilli pas votimit në Kuvendin e 30 prillit. Hajdari ka theksuar se KK duhet të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së ku do meren vendimet dhe se debatet dhe përplasja e ideve duhet të prevalojnë për ta sjellë PD-në drejt fitores.

Hajdari: Dua ta filloj fjalën time duke ftuar të gjithë anëtarët të përfshihen në debat. Duhet me patjetër të kemi një përplasje idesh dhe argumentash këtu mes nesh. Të japim mendimin tonë për vendimet e ndryshme që do meren në këtë këshill.

Më parë shumica e anëtarëve kanë ngritur vetëm dorën dhe nuk kanë pasur debate. Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më i rëndësishëm i PD-së ku do meren vendimet më të rëndësishme. Kush kishte mendime të ndryshme në këtë sallë më parë përjashtohej.

 

Të rikthejmë PD në shinat e fitores ashtu siç e meriton drejt BE ti japim fund kryetarokracisë. Jam këtu për të theksuar se asnjëherë tjetër nuk do të pranoj tmë përjashtojë nga kjo sallë. E pranoj që kam gabuar kur më përjashtoi ish-kryetari por po bëj një mea culpa se asnjëherë më nuk kamë për tu larguar edhe sikur tmë përjashtojnë nga PD-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.