Bujar Kapexhiu : Këshillit Kombëtar i PD-së ditë historike, drejt rrugës për të ardhur në pushtet..

Mjeshtri Bujar Kapexhiu ka çelur punimet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai tha se kjo mbledhje e parë e Këshillit Kombëtar të zgjedhur më 30 prill nga Kuvendi i PD është një ditë historike.

“Kënaqësi që jam para jush me detyrën për ta moderuar. Sot është ditë e shënuar. 30 prilli, një datë historike. Ditë të shënuara do vijnë në këtë proces dhe ditë historike do jetë dita e fitores, ardhja në pushtet.Do kalojmë nga suksesi në sukses. Sot do zgjiedhet kryetari i Këshillit Kombëtar.”-u shpreh ai.

Më tej Kapexhiu tha se pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit Komëbtar janë 203 persona, duke plotësuar kështu kuorumin e vlefshmërisë së Këshillit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.