Rudina Hajdari me deklaratë të fortë: Gazmend Bardhi do të fshihet nga historia…






Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari komentoi situatën brenda selisë blu. E ftuar në një emision Hajdari deklaroi se Gazment Bardhi ka shpërdoruar besimin e demokratëve dhe nuk ja vlen ta komentosh ndërsa shtoi se ai do të fshihet nga historia e Partisë Demokratike.





“Nuk ja vlen të komentosh Gazment Bardhin. Ai lloj statusi përveçse tregon që s’e di historinë e PD, të akuzosh emra që kanë kontribuuar shumë aty brenda. Ka sjellë dëmtimin e PD, ai nuk di historinë e PD. Gazment Bardhi kishte një post shumë të rëndësishëm në PD dhe shpërdoroi besimin e demokratëve në një farë mënyrë që historia e tij brenda PD nuk do mbahet mend si Sekretar i Përgjithshëm.

Ai do fshihet nga historia e PD. Sot ka akses në Facebook dhe disa ndjekësa, aq sa ka mundësi të komunikojë me demokratët, e shpërdoron”– deklaroi Hajdari.




Leave a Reply

Your email address will not be published.