Jozefina Topalli tregon arsyen pse nuk flet me Evi Kokalarin






Jozefina Topalli ka qene e ftuar ne emisionin “Te Paekspozuarit”, ku foli per Kuvendin e Partise Demokratike qe u mbajt te shtunen.

Topalli tha se ky Kuvend beri ndarjen e partise nga “pazaret” dhe nga “biznesi politik”, duke shigjetuar Lulzim Bashen.

“Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shume e emocionuar. Ka edhe nje pjese te historise personale aty. eshte rikthim pas nje dekade, ne nje proces te jashtezakonshem dhe unik. Proces qe do te studiohet ne historine politike te Shqiperise.





Kuvendi, nese Foltorja zgjoi strukturen, Kuvendi beri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezoluten e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Ne njefare menyre u kerkoi falje shqiptareve, per koston dhe demin qe u ka shkaktuar shqiptareve.

eshte pika kur nje force politike ndahet nga historia e nje dekade, qe ishte me shume biznes politik.

Ju e quajtet saga, une do ta quaj proces. Nje force politike qe eshte demtuar aq rende, ka nevoje per nje proces, qe nuk eshte as i thjeshte dhe as i shkurter.

Per gjashte muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka te gjithe probabilitetin, per te hyre ne nje faze tjeter te ketij procesi qe do te rizgjoje shpresen dhe besimin”, tha Topalli.





Topalli ka komentuar edhe deklaraten e Evi Kokalarit ne nje studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang.

Ajo tha se nuk ka njohje dhe miqesi me Kokalarin.

Ndersa Belind Kelliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhene nje ndihme te madhe Partise Demokratike.

Ylli Rakipi: Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni grate.

Jozefina Topalli: Jo. Nuk eshte ashtu. Nuk kemi miqesi, nuk njihemi.

Ylli Rakipi: Çfare detyre ka Kokalari ne PD?

Belind Kelliçi: Asnje detyre. Jeton ne SHBA dhe eshte aktiviste e Partise Republikane.

Ylli Rakipi: Deklaratat e Kokalarit perfaqesojne PD?





Belind Kelliçi: Jane deklaratat e saj, eshte aktiviste republikane, ka qendrimet e saj konservatore.

Arjan Çani: Po me Jozefinen cfare pati ajo sepse Jozefina tani eshte ne krahun e duhur?

Jozefina Topalli: Une jam mesuar aq shume…

Belind Kelliçi: Evi i ka sherbyer jashte mase Partise Demokratike.

Ylli Rakipi: Nuk kam gje, kam miqesi me te e kam ftuar ne studio. Por kam pyetje qe lidhen me te.

Belind Kelliçi: Ajo ka thene nuk kam asnje ambicie per asnje pozicion.

Arjan Çani: Kam nje parandjenje qe kur Berisha te zgjidhet edhe kryetar, Evi do dale kunder Berishes. Do ti duket sikur e ka lene pas dore.




Leave a Reply

Your email address will not be published.