Ervin Salianji tregon te pa thenat : PD të bashkohet, gati edhe Reforma Zgjedhore dhe Territoriale, Alibeaj dhe Basha duhen te kth…

Deputeti i PD, Ervin Salianji bën thirrje për bashkimin e Partisë Demokratike. Përmes një statuti në rrjetet sociale, ligjvënësi demokrat kujton tre prioritetet absolute të PD në këto momente, bashkimi i partisë, Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.

Salianji thumbon edhe Enkelejd Alibeajn kur thotë se “diskutohet për t’u ulur në tryezë me Ramën, kur nuk ulemi me njëri-tjetrin prej kohësh”. Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndêrkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh!

Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformen Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”. A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?

Leave a Reply

Your email address will not be published.