Deputeti Dashnor Sula shperthen kunder Rames : Është për të vënë duart në kokë, i largove edhe te miturit nga Shqiperia po kerkojne az….

Deputeti demokrat, Dashnor Sula e ka cilësuar si trishtuese raportin e fundit të EUROSTAT, që tregon se 70 fëmijë shqiptarë të pa shoqëruar kanë aplikuar për azil në 2021 në disa vende të BE. Sula thotë në një postim në rrjete sociale se prindërit nuk u sigurojnë të ardhme fëmijëve në vend dhe i dërgojnë me duart e tyre në Evropë.

Sula tha se : 70 fëmijë Shqiptarë të pashoqëruar aplikuan për azil në 2021 në disa nga vendet e BE.
Si politikan, por edhe si prind në radhë të parë, ndihem shumë keqë kur në raportet serioze ndërkombëtare dalin të tilla fakte për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të thuash që rinia shqiptare po braktis vendin, tani nuk thua diçka të re. Por kur sheh raportimet e fundit të EUROSTAT se po ikin edhe të miturit për azil, kjo është për të vendosur duart në kokë.

Trishtues është fakti që prindërit janë dorëzuar në këtë regjim që të sigurojnë një të ardhme premtuese për fëminët këtu, ndaj me duart e tyre gjatë vitit 2021 kanë çuar gjithsej 70 të mitur në një nga shtetet e BE për të aplikuar për azil. Në grafikun e më poshtëm shiriti me ngjyrë të kuqe tregon numërin e minorenëve që kanë aplikuar për azil në shtetin përkatës.
Kjo zbrazje duhet të frenohet një orë e më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.