Zyrtarja amerikane takoi Alibeajn dhe Tabakun, Berisha: Loja me kukulla nuk funksionon…

Lideri i PD Sali Berisha komentoi në një konferencë për shtyp vizitën e zyrtares amerikane Karen Donfried pak ditë më parë në Shqipëri e cila takoi Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Edi Ramën. Berisha deklaroi se edhe Escobar në dhjetor 2021 takoi Bashën ndërsa Donfried këtë herë takoi pasardhësin e Lulzim Bashës. Sipas Berishës loja me kukulla nuk është lojë serioze ndërsa theksoi se nuk funksionon në Shqipëri.

Javën e kaluar në Shqipëri ishte një tjetër zyrtare e lartë e SHBA, zhvilloi takime me kryeministrin e vendit, dhe nga opozita me Alibeajn dhe Tabakun, por nuk zhvilloi asnjë takim me Komisionin e Rithemelimit apo me zotin Berisha. Akoma besoni se qëndrimet e SHBA ndaj jush janë agjendë e ambasadores amerikane në Tiranë, apo agjendë e Shtëpisë së Bardhë?

Po të kthehemi bashkë në Dhjetor 2021, zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, por fiksoi një takim edhe në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë, loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Kaq mund të them. Përpjekja siç e thash edhe në Kuvend, kurrë e majta shqiptare, e majta e SHBA por edhe në mbarë botën, nuk do mund të caktojnë kryetarin dhe udhëheqjen forcës demokratike konservatore të Shqipërisë. Kjo nuk do të mund të ndodhë. Të tjerat janë çështje protokollesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.