Analisti Vangjeli parashikon lëvizje të fortë në shtator nga Sali Berisha dhe Ilir Meta






Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmeruar levizje te forta nga ana e opozites ne shtator te ketij viti.

I ftuar ne “Log.” ne Abc te gazetarit Endri Xhafo, Vangjeli tha se ashtu siç kishte paralajmeruar ne mars te viti te kaluar, edhe Sali Berisha edhe Ilir Meta e dinin qe Lulzim Basha nuk do te behej kryeminister, prandaj kishin nje plan “B”.

Ai tha se si Berisha ashtu edhe Meta e dine qe po te hyjne te ndare nuk e mundin dot Edi Ramen, prandaj do te nisin nje levizje te re, per nje opozite te bashkuar, por gjithsesi serish do te jete mjaft e veshtire per te mposhtur mazhorancen ne pushtet.





Nderkohe qe ka patur edhe debate mes Vangjelit dhe Aleksander Biberajt, sa i perket arsyes se perse Berisha po kerkon te rimarre PD-ne.

Pjese nga diskutimi:

Vangjeli: Berisha pretendon se po ben beteje vetjake per dinjitet.

Biberaj: Betejen vetjake Berisha e ka ne gjykate.

Vangjeli: E ke seriozisht.

Berisha: eshte kauze e çdo qytetari shqiptar mos kete kete qeverisje.

Xhafo: Berishes nuk i duhet te mundi Ramen, por te marre kreun e PD?





Vangjeli: Berisha rideshmoi se mund Lulzim Bashen, por do te mundet ne vijimesi nga Rama. Kete gje doktori e di shume mire. Une shoh erresire, por dhe te tjeret qorrolleksen kot. Eshte fillimi i nje akti, do ta shikoni kompletimin e saj ne shtator. Kemi pare nje levizje nga zoti Berisha dhe zoti meta, qe kishin nje plan qe ne mars te vitit te shkuar se sido qe te hidhej monedha, Basha nuk do te ishte kryeminister.

Koha me ka dhene te drejte. Ne shtator do te shikoni nje skene tjeter. Se keta dy burrat qe jane te mençur, e dine se nje PD e pjesetuar eshte shume pak per te ardhur ne pushtet. Nje opozite e bashkuar eshte nje shans i shtuar per te ardhur ne pushtet. Por te gjithe e dine edhe ate qe di Rama, se shumica e qytetareve jane kunder tij, por qe jane te pa perfaqesuar. Keta nuk mund te veshin dot kemishen e forces qe po imp’onon Berisha.




Leave a Reply

Your email address will not be published.