Ajlin, Shqiptarja e cila sjell në jetë 7 fëmijë, kryen 2 fakultete në 6 vjet flet për energjinë dhe

Nje 30 vjeçare ka treguar historine e saj te jashtezakonshme e cila ka sjelle ne jete 7 femije, ka kryer dy fakultete dhe mban disa pozicione profesionale te konsiderueshme per nga pergjegjesia.
Kjo nuk e pengon qe te rrise 7 femijet duke qene bashkeshorte dhe nene.
Rudina Magjistari: Kemi plot gjera per te folur sot me Ájlin, e para grua drejtuese e hipotekes ne Tropoje dhe nderkohe e angazhuar ne shume organizime dhe projekte te tjera. Fillimisht le te ndjekim insertin qe kemi pergatitur:
Ájlin Álfredaj eshte 30 vjeç. Ka lindur ne Tropoje, por kur ishte e vogel eshte zhvendosur se bashku me familjen ne qytetin e Shkodres, ku edhe eshte rritur. U rikthye serish ne Fierze te Tropojes ne vitin e fundit te shkolles se mesme. Pikerisht ne ate periudhe Ájlin do te njihej dhe dashurohej me Álfredin djalin me te cilin do te krijonte familjen e saj te endrrave.