Zbardhet dokumenti i marrëveshjes RAMA-BASHA. Nga reforma deri te kompetencat e Presidentit






Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha kane lidhur nje draftmarreeveshja me njeri-tjetrin. Dosja.al ka siguruar dokumentet qe po qarkullojne se fundmi ne media ku shihet se behet fjale per Reformen Zgjedhore e ate Territoriale. Pika qe bie ne sy eshte ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, ne proporcional kombetar. Forca politike qe del e para ne zgjedhje, merr edhe 10 deputete me shume. Sipas ketij drafti, pragu i hyrjes ne Kuvend per forcen politike eshte 3% dhe per koalicionin, 5%.





Persa i perket Reformes Territoriale, kjo marreveshje parashikon edhe shkrirjen e qarqeve, ndersa per numrin e bashkive ka tre propozime, 100, 50 dhe 61 bashki. Ndersa Presidentit propozohet t’i shtohen edhe tre kompetenca. Konkretisht, atij propozohet qe t’i lejohet te: Te propozoje drejtorin e sherbimit informativ te shtetit; te propozoje drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit dhe te propozoje shefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise.

Marreveshja e plote:

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nga proporcional rajonal ne proporcional kombetar me prim 10 mandater, por primi eshte i vlefshem vetem per forcen politike kur hyn vetem ne zgjedhje, jo me koalicion.

Pragu i hyrjes ne parlament.

Per forcen politike eshte 3% dhe per koalicionin politik eshte 5%.

Renditjen e kandidateve e vendos forca politike. Lista e kandidateve te jete 100% te hapura. Kandidati qe merr nje vote me shume hyn ne parlament.

Ne momentin qe Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve:





-Çdo force politike qe krijohet pas kesaj date nuk lejohet te hyje ne zgjedhjet e radhes. Çdo bashkim i forcave politike qe duan te hyjne ne zgjedhje me sigel te perbashket.

Reforma Territoriale

Shkrirja e Qarqeve

Qeveri qendrore

Prefekture

Bashki+Njesi administrative

Te behen 100 bashki

Te behen 50 bashki

Te mbeten 61 bashki

Ndryshim per shtimin e kompetencave te Presidentit

Te shtohen dhe tre kompetenca

Te propozoje drejtorin e sherbimit informativ te shtetit

Te propozoje drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit

Te propozoje shefin e shtabit te pergjithshem te ushtrise

Marreveshja maxhorance-opozite per nje pakete te ndryshimeve kushtetutese

Zgjedhje te pergjithshme e lokale ne nje dite (prill-maj 2023)




Leave a Reply

Your email address will not be published.