Belind Këlliçi hedh dritë mbi prishjen e marrëdhënieve mes PD dhe SHBA






Deputeti i Partise Demokratike, Belind Kelliçi, ka komentuar Kuvendin qe u mbajt me 30 Prill, i cili thote se tregoi perberjen reale te PD-se, gje e cila sipas tij u reflektua edhe ne uleset e salles se Pallatit te Kongreseve.

Kelliçi solli ne vemendje rezoluten e miratuar, ku kerkohet nje vemendje me e madhe per financimet permes kanaleve Off-shore te PD-se.

Deputeti tha se ishte pikerisht lobimi i Bashes ne SHBA me ato qe quhen ‘parate ruse’ shenoi pris’hjen e marredhenieve me SHBA-te.





“Per here te pare ne 30 Prill ka ndodhur qe ishin 200-250 karrige bosh. Sepse aq ishin delegatet reale. Kjo sherben se me ne fund po i japim fund hipok’rizise dhe po dalim nga ai rreth vicioz. Ne ate salle diten e shtune kane qene delegate te PD-se dhe njerez te ftuar nga bota e artit, kultures etj.

Ka nje shqetesim sepse kemi pasur nje precedim nepermjet kanaleve off-shore, siç eshte rasti ish-kryetarit te PD. Dhe pikerisht kjo nisi lekundjen e marredhenieve me SHBA-te. Per kete, Kuvendi i fundit miratoi nje rezolute ku denon edhe djegien e mandateve. Deri ne vitin 2025, I gjithe lidershipi i ri i PD-se duhet te perfshije 40% grate dhe 30% te rinj ne te gjitha strukturat per te krijuar nje sistem karriere.





Me vjen keq ne vijojme te diskutojme per debatet e brendshme ne Partine Demokratike teksa Edi Rama ka nisur fushaten per zgjedhjet lokale. Pushteti lokal eshte dera e pare ky troket çdo qytetar per çdo problem dhe ne duhet te jemi prane tyre. Ky debat duhet te shteroje nje ore e me pare sepse eshte ezauruar. E kuptoj qe ka interes mediatik, por qytetaret na kane votebesuar per te bere opozite” – tha Kelliçi per ‘Kontrast’.

Deputeti demokrat ktheu ne vemendje edhe nje zhvillim te muajit tetor 2021. Ai tha se nje nga komisionet hetimore te miratuara atehere ishte ai per zgjedhjet e 25 prillit. Por qe sipas Kelliçit, ky komision me ne krye Enkelejd Alibeajn s’u mblodh kurre.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *