Kryeministri Rama 8 me 2 Ministrave. Nga shoqërimi me biznesmen tek Fotot e papërshtatshme






Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmene. Ata s’mund te pranojne bileta te paguara nga persona dhe kompani private apo te frekuentojne bare e restorante gjate diteve te punes. Ne menyre specifike ministrave iu ndalohet bix’hozi: Ata nuk duhet te hyjne ne asnje ambient lojerash fati. Po ashtu ata duhet te respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.

Nese anetari i kabinetit do te beje nje nga keto shkelje, ose duhet te kerkoje ndjese publike ose do shkarkohet menjehere nga detyra. Rregullat e paralajmeruara nga Kryeministri Edi Rama ne nisje te mandatit te trete te qeverisjes, dhe te miratuara ne shtator te vitit te shkuar nga Keshilli i Ministrave kane hyre ne fuqi te premten e 29 prillit.





“Kodi i Ri Etik” lejon takimin me grupe biznesi vetem ne prani te 2 nepunesve publike te cilet mbaje minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shenojne ne nje regjister te posaçem çeshtjet e diskutuara. Ministrat do te ndalohen tashme ligjerisht te udhetojne me “Bussines Class” brenda Europes, te perdorin sallen VIP te aeroportit apo makinen e punes per familjaret ne momentin qe nuk jane vete te pranishem.

Kryeministri ka ndaluar dhe organizimin e festave per personelin me fondet e buxhetit apo pushimet jashte vendit. Frekuentimi i bareve dhe restoranteve do te lejohet gjate pushimeve zyrtare vetem ne rast te eventeve familjare dhe shoqerore, apo aktivitete qe lidhen me punen dhe qe eshte marre leje.





Te gjitha dhuratat qe marrin ministrat do te perdoren si dekor per zyren ose te dorezohen ne kryeministri. Edhe punonjesit e administrates ndalohen qe te bejne veprime jo etike dhe te ekzagjeruar ne bare e restorante, te frekuentoje ambiente te padenja, te takohen me grupe interesi, apo te publikoje ne rrjete sociale video dhe foto te papershtatshme te ambientit te punes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *