Taulant Balla thumbon Enkelejd Alibeajn: Nuk mund të komentoj një Fierak nga Fieri






Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, uroi kete te hene nga Fieri festen e Fiter Bajramit per te gjithe besimtaret myslimane.

Pas urimit te festes, Balla nuk iu shmang dot pyetjeve te gazetareve ne lidhje me aktualitetin politik ne vend, te cilet i kerkuan nje koment ne lidhje me shkarkimin e Enkelejd Alibeaj nga posti i kreut te grupit parlamentar te PD-se.

Balla ne pergjigjen e tij u shpreh se nuk mund te komentoje nga Fieri per nje fierak, duke iu referuar Enkelejd Alibeajt.

Pjese nga biseda:





Gazetari: A mund t’ju bej nje pyetje politike zoti Balla?

Balla: Edhe ketu ne xhami do ta shkelim!

Gazetari: Duke qene se u shkarkua Enkelejd Alibeaj, me ke do negocioni per presidentin?

Balla: Zoti Alibeaj eshte me origjine nga Fieri, ndaj dhe nuk mund te beje koment per fieraket.

Mesazhi i urimit te Taulant Balles:

Duam t’i urojme gjithe besimtareve mysliman te Fierit dhe te gjithe Shqiperise gezuar Fiter Bajramin. Kjo eshte nje feste solidariteti ne radhe te pare dhe mesazhi qe ajo perçon qe te gjithe duhet te bejme me shume per t’u kujdesur per ata qe jane me ne nevoje dhe natyrshem qe mesazhi i dyte qe festa e Fiter Bajramit perçon gjithmone eshte sa me shume paqtim dhe sa me shume dashuri per njeri tjetrin.





Une mendoj qe ne kete dite te rendesishme edhe ne politikanet kemi me shume per te bere, natyrshem me shume per t’u kujdesur per ata qe jane ne nevoje dhe me paqtim. Besoj qe koha qe kemi perpara duhet ta shohim te gjitha me pergjegjesine qe te punojme te gjithe sebashku ne dobi te gjithe shqiptareve dhe ne dobi te Shqiperise sone te dashur.

Ketu nga Fieri bashke me kreun e bashkise, deputetet dhe autoritetet e tjera vendore vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshem bukuria e festes eshte qe ne keto dite behemi te gjithe bashke, edhe me perfaqesues te komuniteteve te tjera, me drejtues te komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve te tjera fetare. Gezuar dhe festofshi ne çdo familje.




Leave a Reply

Your email address will not be published.