Emocione pafund/ Jozefina Topalli shpërthen në lot. Të pranishmit nuk përmbahen






Jozefina Topalli eshte shfaqur e perlotur ne foltoren e Kuvendit te PD-se teksa u prit nga demokratet me ovacione.

“Kur dola nga shtepia per nje moment po mendoja sikur te kisha dale nje moment tjeter me pare, e kisha thene ate qe une kam thene gjate ketyre viteve”, tha Topalli ne fillim te fjales se saj.

Me tone te ashpra, Topalli su’lmoi Lulzim Bashen dhe bashkepunetoret e tij per menyren sesi e drejtuan PD-ne.





“Nuk e mendonim kurre se mund te korrptoheshim ne opozite. Nuk shisnim me zarfe vendet per deputete, nuk shisnim misionin tone dhe mbi te gjitha nuk u hidhnim gaz njerezve tane. Ne nje moment partise nuk i mbeti asgje demokratike. Fillimi i renies tone nisi atehere kur rane vlerat.

Ne parlament deputetet benin beteje me krimin, ndersa udheheqja bente pazare. Njerezit protestonin, teksa udheheqja merrte leje ndertimi. Njerezit hiqeshin nga puna, ndersa ne shtepine e kryetarit shtohej puna per kunatin. Ne vend te parlamentit nisi çadra, ne vend te zgjedhjeve nisi bojkoti. Humbjen nisen ta quanin fitore” – tha Topalli.




Leave a Reply

Your email address will not be published.