Edmond Spaho nuk i duron dot fyerjet e Rames, i përmendi kartelën në spitalin 5….

Deputeti i PD, Edmond Spaho i përmendi kartelën në spitalin 5 të Edi Ramës që prej kohës kur ishte student. Spaho reagoi pas një lumi fyerjesh që kryeministri drejtoi ndaj deputetëve të PD. Debati nisi pasi deputetja Ina Zhupa denoncoi mbajtjen sekret të marrëveshjes së Butrintit nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

“Budalliku në familjen tuaj është ngjitëse. E keni në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallikun brez pa brezi dhe ta vazhdoni të gjithë mbi të marrjen e njerëzve për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu dhe do të katandiseni më keq. Ndahuni me pjesë sa të doni, ju jeni si asjo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, jeni njësoj dhe vini flisni këtu për vlerat e trashëgimisë kulturore, ju që jeni kërcënimi më i madh i shoqërisë tonë, ju që jeni shembulli më i keq dhe kërkon ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonit me Amerikën”, u shpreh Rama.

Ky ka qënë edhe momenti kur Edmond Spaho i përmendi kartelën.

Rama: Profesor, mos bërtit! Kot nuk ta përmenda emrin se dua që të vish këtu, nuk e prisja që të merrje famurin e luftës me Amerikën. Degradimi juaj është është se budalliku është sëmundje ngjitëse, është vetëm çështje kohe budalliku juaj. Profesor, pres që të vish të bësh replikë, është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni njësoj.

Spaho: Jeni me kartelë të çmendurish!

Rama: Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me kohë, përdorni të njëjta argumenta dhe të njëta fjalë thoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *